Kalendari

SHITET BANESE 4.5 PJESË NE SHKUP – ÇAIR

Shitet banesa 4.5 – 92 m2,në lagjen çair, në Shkup, kati i 3, 3 dhoma fjetje, sallon i madh me kuzhinë, 1 banjo me toalet, si dhe një toalet tjetër, një shupë e vogël, dy ballkona, garazhë të mbyllur për veturë nën ndërtesë dhe vend parkimi para, me ashensor.  Kuzhina është e ekipuar me gjithë aparaturat dhe shumë pak e përdorur (enëlarëse Siemens, shporeti dhe furra Elextrolux), me sistem të nxemjes elektrike të pavarur (Vaillant). E gjithë banesa është në parket dhe dritaret dhe dyert janë me roleta të cilësisë së lartë, dhe është përdorur vetëm nga 2-3 javë në vjet.Banesa është e legalizuar me gjithë dokumentacionin e pronësisë.

Lagja është e qetë, në rrugë qore, me gelbërim përreth, në një ndërtesë të vogël 6 katëshe. Përreth ndërtesës nuk ka mundësi ndërtimi ngase godina është në kufi me parqet e dy objekteve publike (sallë) si dhe parku i qendrës shëndetësore. Banesa është e lirë nga vera 2024.

Për më shumë informata, ju lutemi na shkruani në numrin +41 78 614 82 53 apo në emailin [email protected]